Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se situata nga vërshimet në këtë komunë po menaxhohet me angazhim të plotë nga ekipet tona në terren.
“Që nga orët e para, zjarrfikësit, shërbimet publike, policia dhe institucionet përkatëse janë duke punuar pa ndërprerë për të parandaluar dëme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Ai thotë se gjendja është nën kontroll.
“Aktualisht, falë edhe zvogëlimit të reshjeve, gjendja është nën kontroll dhe po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të gatshëm të reagojmë në çdo situatë. Falënderoj ekipet në terren për angazhimin dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, tha Lushtaku.
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...