Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura, janë trajtuar në Komision por që nuk e përkrahin si të tillë.
Ai tha se Qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion Kuvendi.
“Pavarësisht qëndrimeve është në kundërshtim me atë që kemi pasur në komision. Jemi për reformën për administratë publike por forma si ka ardhur është kundërshtuar. Shprehim kundërshtimin tonë sepse nuk ka praktikë më të mirë dhe Ministri donë të vendos, si i teket atij. Ne si parti e kundërshtojmë formën. Qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion Kuvendi”, tha Lushtaku./arbresh.info/
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...