Ish kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku thotë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk dhanë rezultatin që PDK ka pritur.
Sipas tij, sovrani vendosi ndryshe dhe kjo duhet të pranohet plotësisht.
Më poshtë keni postimin e plotë të Lushtakut:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëherë kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij.
Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën.
Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionerëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë.
U jam mirënjohës gjithë jetën për besimin tuaj ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. SL/ arbresh.info
https://www.facebook.com/SamiLushtaku/photos/a.338261582989317/1443582899123841/?type=3&theater
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola