Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shikoi nga afër ndeshjen futbollistike mes Kosova Regensburg dhe Beilngries në Gjermani.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook u shpreh i lumtur me arritjet e shqiptarëve, në të gjitha fushat e sidomos në sport.
“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre. FC Kosova Regensburg është në vendin e parë në ligën ku garon dhe shpejt do të avancojë në një ligë më lartë”, është shprehur Lushtaku.
Gjithashtu, Lushtakut iu bë dhuratë një top me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve të Kosova Regensburgut./arbresh.info/

Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...
“Bisedë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ...
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...