Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qasje, sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.
Në një paraqitje direkte ajo tha se LDK-ja është stabilitet institucional dhe zgjidhje serioze.
“Kosova është në një situatë kur ka nevojë emergjente për një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë zyrtar dhe është konsistent, e kemi thënë edhe më parë. Këtu duhet thënë qartë se përgjegjësia kryesore për të gjetur një zgjidhje i takon partisë që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast është Vetëvendosje, dhe çdo tendencë për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta interpretuar ndryshe, është e pasinqertë dhe është keqinformim për publikun”, deklaroi Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.
Tutje, deputetja e LDK-së potencoi se partia që ajo përfaqëson nuk i pranon as Glauk Konjufcën e as Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për president.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...