Kanë nisur sot zyrtarisht punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Brdo Kaljin në komunën e Leposaviqit.
Ky asfaltim ishte një nga premtimet e kryetarit të Komuës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi në zgjedhjet e fundit komunale, raporton Arbresh.info.
Fshati Brdo Kaljin, është i banuar me qytetarë nga komuniteti boshnjakë dhe serbë. I gjithë qëllimi i asfaltimit të kësaj rruge, është lehtësimi dhe përmirësimi i jetës së banorëve në këtë fshat, duke ndikuar kështu në përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimit të qarkullimit për të gjithë banorët e këtij fshati.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në fillim të muajit gusht ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave veriore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka rikandiduar Lulzim Hetimin për kryetar të Leposaviqit për një mandat të ri ./Arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...