Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet e përgjithme të Kosovës janë në total 63 respiratorë të cilët mund të përdoren në rast nevoje për rastet e rënda nga koronavirusi. Respiratorët përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit tek pacientët që janë të prekur nga sëmundjet e rënda.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror Dr. Nehat Baftiu. Ai ka thënë se anesteziologët janë profesionistët e vetëm që mund të punojnë me respiratorë.
“Vetëm anesteziologët mund të punojnë me respiratorë, por deri më tani nuk është kërkuar mobilizim nga klinika jonë”, ka deklaruar Baftiu.
Ai për Gazetën Shneta ka thënë se me organizimet që janë duke u bërë për situatën e mundshme me koronavirus, atëherë respiratorët do të duhej të dërgoheshin në qendrat e karantinës ku do të shtriheshin pacientët.
Baftiu ka treguar se vetëm në QKUK aktualisht janë në përdorim mbi 25 respiratorë, ndërkaq 6 sosh janë në Klinikën Infektive.
Për mungesën e respiratorëve ka alarmuar edhe deputeti i LDK-së, neurokirurgu Dr. Haxhi Avdyli gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku ka raportuar ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...