Për një grua si Ferdonija koha nuk po lëvizë. Lodra, topi i futbollit dhe dhomat e tyre vazhdojnë të jenë ashtu si i lanë.
Policia serbe ja rrëmbyen burrin dhe katër djemtë më 27 mars 1999.
Dy djemtë e gjetur ja kishin djegur, derisa burri dhe dy djemtë e tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Kujtesë e tmerrshme se si jetët e tyre përfunduan. Më 17 shkurt bëhen 13 vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, por Ferdonija e vuan secilin vit, derisa nuk merr vesh për fatin e burrit dhe dy djemve të saj.
Ajo është gjallë për të treguar historinë e saj e tmerrin që ka kaluar gjatë luftës nga policia serbe dhe që po e përjeton për 22 vjet.
Shtëpia e saj ndodhet në në qytetin e Gjakovës, në shtëpinë tashmë të shpallur muze të familjes së Halim dhe Ferdonije Qerkezit.
E kjo shtëpi si ashtu e para 22 viteve, në çdo cep të murit të kësaj familje është historia e bashkëshortit, Halimit, djemve Artanit, Ardianit, Armendit dhe më të voglit Edmondit./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...