Lobimet e kota për viza

08:14 | 4 Qershor 2018

Pak javë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, një delegacion i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli do ta nisë turneun e lobimit në qendrat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, duke kërkuar heqjen e vizave.
Megjithatë, njohës të integrimeve thonë se liberalizimi i vizave është më shumë çështje teknike dhe se Bashkimi Evropian kërkon plotësim të kritereve

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të partive në pushtet dhe nga deputetë në opozitë, gjatë kësaj jave do të udhëtojë për vizitë zyrtare në disa nga vendet e Bashkimit Evropian në kuadër të lobimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ministrja e Integrimit Evropian ka thënë se lobimi është i domosdoshëm tani në kohën kur Kosova është në pritje të marrjes së rekomandimit të Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se lobimi në këtë kohë është i vonuar dhe se tashmë Kosova do të duhej ta kishte listën e shteteve që e mbështesin heqjen e vizave dhe të atyre që janë kundër.

Deputetët po ashtu thonë se ende nuk janë informuar nga kryetari i Kuvendit në lidhje me këtë turne të lobimit.

Ndërsa njohës të proceseve integruese shprehen të bindur se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandim pozitiv për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara