Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për çështjen e privatizimit të Telekomit pas shkëputjes së kontratës me Z Mobile.
Lluka për RTV Dukagjini ka përmendur çështjen e privatizimit të Telekomit ku sipas tij, ai institucion, pjesërisht duhet të privatizohet
“Unë mendoj që duhet të privatizohet por jo e gjitha, 49% të mbesin pronë shtetërore ndërsa 51% të privatizohet. Kjo do ti jipte mundësi Telekomit që edhe të zhvillohej”, ka deklaruar Lluka.
Ai ka thënë se procesi i privatizimit do të fillojë vitin e ardhshëm
“Ne me ekspertizën e Bankës Evropiane për ndërtim dhe zhvillim presim që diku në muajin prill apo në fillim të vitit që vjen, të hapet procesi i privatizimit. Diku për katër muaj do të përmbyllet nëse shkon çdo gjë në rregull por prap varet nga rikonstrukturimi se si do të ekzekutohet”, ka përfunduar minstri Valdrin Lluka.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK