Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se Trepça nuk duhet të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai këtë veprim e ka konsideruar të papranueshëm e të pamatur.
“Është krejtësisht e papranueshme, e pamatur dhe si e tillë dëmton edhe perspektiven e dialogut dhe objektivat e arritjes së një marrëveshje për njohje reciproke”, ka shkruar Lluka.
Ministri shtoi se një temë e tillë nuk duhet të shtrohet në asnjë mënyrë në tavolinen e diskutimit, rrjedhimisht çfarëdo pretendimi për Trepçën do të jetë i dështuar dhe i papranueshëm.
“Me ligjin për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç tjerash, është e përcaktuar qartë pronësia e Trepçës. Për më tepër, javën e shkuar, Kuvendi i Kosovës miratoi me 2/3 e votave edhe Statutin e Ndërmarrjes Trepça Sh.A, i cili i hapë rrugë konsolidimit dhe investimeve drejt zhvillimit të gjigantit tonë ekonomik, Trepça”, deklaroi ai.
Lluka tha se Trepça është pasuri natyrore e kombëtare e Republikës së Kosovës, brenda sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...