Llapjani që “lartësoi” në qiell shpatën e Skënderbeut dhe pushkën e UÇK-së

19:32 | 23 Janar 2022

Është e gjatë gjashtë metra dhe ka bërë që sytë të kthehen ka kjo pjesë e largët e Kosovës.

Pushka e drurit, e punuar nga llapjani Bedri kadriu, ka kthyer fshatin Revuç të Podujevës, në vend tejet të veçantë për tu vizituar.

E vendosur në një lartësi mbi detare 950 metra, ky vende është bërë shkas që qytetarë nga e tërë Kosova dhe jo vetëm të vinë për vizite.

Ideja ishte e thjesht dhe me një domethënie të veçantë, fillon rrëfimin Kadriu.

“Pushka është një nga monumentet që kam punuar shumë në të si ide. Këta kam dashtë më ja dhuruar Podujevës për 20 qershor, ditës së çlirimit të Komunës. Ky vend ka qenë pjesë e istikamës së Kosovës në luftë. Ideja ka qenë për më dhënë një simbol për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pushka është e gjatë gjashtë metra. Është e ndërtuar më dru dhe një pjesë në hekur”.

Shkëmbi ku është e vendosur ia shton hijeshinë edhe më shumë kësaj pushke, e cila është punuar me shumë delikatesë.

“Kjo pushkë ka marr kohë dy muaj për të realizuar. Ideja ka qenë që të ndërtohet një pushkë e vjetër shqiptare. Pushka është simbol për ta mbrojt pragun e shtëpisë. Përveç fshatarëve që më kanë ndihmua për punë teknike tjetër ndihmë s’kam pas”.

 

Ndonëse një monument që bëri të shkruhet në shumë media përtej kufirit, për vendin ku u vendos, dora e shtetit nuk u ndie.

Shkaku i një infrastrukture jo të mirë, disa vizitorë të pandërgjegjshëm, pushka u dëmtua disa herë thotë Kadriu.

“Po dëmtohen nga qytetarët e pandërgjegjshëm . Deri më tash nuk ka diçka tjetër që do të vendoset. Mendoj se duhet të ruhet si vend pasi ka shumë vizitor dhe është pikë turistike. Nëse është  në përkujdesje të shëtit do të duhet që kjo pjesë të ndërtohet dhe të bëhet ashtu siç duhet”.

E në një largësi vetëm pak metra më teje, Kadriu zgjodhi që një vepër tjetër të bëjë vetëm dy vite më parë.

I frymëzuar nga tregimet kur ishte fëmijë, ai gdhendi shpatën, simbolin e Gjergj Kastriotin-Skënderbeu.

“Shpatën e kam ndërtua para dy viteve, në vitin 2019. Si fëmijë jam frymëzua prej tregimeve të Skënderbeut. Thuhet se Skënderbeu kur ka ik prej Turqisë ka ra edhe për regjionin e Llapit. Shpata është katër metra e lartë, kam punuar dy muaj për të ndërtua. Financimi ka qenë personal i imi, kam dashtë më bë një dhuratë për 28 nëntor. Ky shkëmb është i natyrshëm. Është i vendosur dhe jemi në një lartësi 950 metrat lartësi mbi detare dhe shihet e tërë Podujeva pothuajse”.

Që çdo gjë të personifikohet në heroin e madh, në qendër të shpatës u vendosa edhe një shqiponjë.

“Kjo është pikë shumë e lartë aq sa shihet edhe brezi kufitare është pikë turistike”.

Shteti nuk po bën asgjë të vecnatë për t’i ruajtur këto monumente andaj ato mund të mos i rezistojnë kohesh për kohë të gjatë.

“Ka shumë interesim prej qytetarëve, nuk ka ditë që nuk vine vizitorë si nga Shqipëria, si nga Maqedonia Veriore si nga mërgata dhe është bërë vende turistike. Ka pas dëmtime herë pas herë nga ngërzittë e pandërgjegjshëm dhe kom be riparime. Bëjë apel që të ruajnë këtë monument”.

Kadriu, që më profesion është skulptor e piktor thotë, se nuk do të ndalet më kaq, ani pse të gjitha veprat e tij i bënë më vetë financim.

Për nder të 17 shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës, ai thotë se është duke bërë një vepër tjetër, e cila sikurse pushka, pritet të vendoset në këtë pjesë ku tashmë është kthyer në një destinacion turistik. /V.Selimi/Arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara