Kryetari i Komunës së Drenasit, Rami Lladrovci ka akuzuar kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenorin, për vjedhje të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, më 28 qershor, Lladrovci akuzoi Drenorin se “ka vjedhur më shumë vota se secili kandidat tjetër në Vetëvendosje”.
“Prej 700 votave ke ra në 70, ma shumë se tanë tjerët në Vetëvendosje ke vjedhë. Mos i manipulo qytetarët”, i thotë Lladrovci, Drenorit gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, raporton Insajderi.
Drenori është asamblist komunal në Drenas, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit garoi si kandidat për deputet nga radhët e VV-së.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...