Komuna e Drenasit, ka përgatitur një varg aktivitetesh kushtuar mërgimtarëve që kanë ardhur në pushime verore në vendlindje.
Nën patronatin e kryetarit Ramiz Lladrovci, Komuna e Drenasit do të organizojë disa aktivitete për nderë të Diasporës.
Aktivitetet do të fillojnë nga data 27 korrik me takimin e kryetarit me bashkatdhetarët, ndërsa do të përmbyllen me një koncert festiv në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Drenasit:
Meqë tani është koha e pushimeve verore dhe shumë familje nga diaspora vizitojnë familjet dhe atdheun e tyre, Kryetari i Komunës, Ramiz Llardrovci, fton të gjithë bashkatdhetarët ne takim për të bashkëbiseduar për proceset e përbashkëta dhe dëgjuar kërkesat dhe idetë e tyre për një qeverisje lokale sa me të mirë për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Takimi do të mbahet me datën 27 korrik 2017 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit (Objekti i ri i Komunës).Ndërsa me rastin e Ditës së Diasporës 2017, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ne bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës do të zhvillojnë këto aktivitete:Me datën 27.07.2017 nga ora 20:00 do të behët shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtër me projeksion në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.Me datën 28.07.2017, nga ora 13:00 do të behët hapja e ekspozitës në ambientet e Qendrës Tregtare nën përcjelljen e muzikës live.Me datën 28.07.2017 nga ora 19:00 do të behët paraqitja e fotografive të ndryshme gjatë aktiviteteve dy ditore me projektor në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.Po me datën 28.07.2017, duke filluar 20:00 do të mbahet koncerti qendror festiv për nder të bashkatdhetarëve tanë në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...