Lista Serbe mund të mos certifikohet për zgjedhjet e 19 majit të këtij viti. KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 anëtarë, pasi presidenti Thaçi nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion, përderisa për të ndodhur certifikimi nevojiten 8 vota. Por dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ paralajmërojnë votë kundër nëse nuk ofrohen dëshmi konkrete se kandidatët serbë do ta respektojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pak orë para se të mbyllej afati, më 18 prill 2019, Lista Serbe aplikoi për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që pritet të mbahen më 19 maj të këtij viti.
Mirëpo ekziston rreziku që ky subjekt politik të mos certifikohet fare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen që pritet të mbahet këtë fillimjave. Kjo pasi dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e Nazlie Bala, mund të votojnë kundër certifikimit të LS-së në rast se paraprakisht nuk përmbushen disa pika të kërkuara.
Ndërkohë,për të ndodhur certifikimi nevojiten 2/3 e votave të anëtarëve të KQZ-zë, respektivisht 8 vota. Meqë presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion, KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 të tillë, çka certifikimin e LS-së e bën të pamundur mosvotimi eventual i anëtarëve të LVV-së.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...