Deputetët e Listës Serbe kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që është thirrur më 10 gusht.
Igor Simiq, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe tha se “ne këmbëngulim se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Simiq ka shtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se votojnë për Kadri Veselin ose cilin do kandidat nga koalicioni PAN që propozohet për kryetar të Kuvendit.
“Unë personalisht mendoj që është në pyetje një lojë politike me të cilën po parandalohet formimi i institucioneve”, ka thënë Simiq.
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...