Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.
Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.
Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë. Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë.
Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.
Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit DB. Në listë është edhe Millorad Ulemek-Legia, i dënuar për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, transmetojnë mediat serbe.
Në grupin e të padëshirueshmëve janë edhe Radovan Karaxhiq, vëllai i tij Lluka dhe kompania e tij Komotko, gruaja e tij Liljana, vajza Sonja dhe djali Aleksander.
Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, është ende nën sanksione. Ambasadori i SHBA-së në Sarajevë, Maureen Cormack, tha se Dodik do të mbetet nën sanksione derisa të ndryshojë sjelljen dhe nuk do të ndalet për të vënë në dyshim ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të promovuar planet separatiste.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...