Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Lipjan, pas një përleshje mes vete.
Siç bën të ditur PK të dyshuarit janë në lidhje familjare dhe të njëjtit pas rrahjes kanë dëmtuar edhe veturat e njëri-tjetrit.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë në lidhje familjare. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit