Lipjan: Arrestohen dy persona pas përleshjes në trafik, sekuestrohen armë dhe mjete të forta

09:29 | 29 Qershor 2026
H.E

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se u përleshën fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Policia u konfiskoi një pistoletë me tre fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sëpate.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan 28.06.2026-21:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik dyshohet se janë rrahur mes veti. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistolet me 3 fishekë, një qelës gomash dhe një bisht sopate. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet ne njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale