
Neoplan N 4009 (ex Bregenz, AT) (© osa, web: imhd.sk)
Kompanija Qendra sh.p.k, operator i Linjës 3A në Prishtinë, ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet kompania.
Sipas njoftimit zyrtar, pezullimi vjen si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve nga ana e komunës, gjë që ka sjellë kompaninë në prag të një kolapsi financiar.
“Ju njoftojmë se Kompanija Qendra sh.p.k, Linja 3A, është e detyruar të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet kompania. Lajmërohen të gjithë pasagjerët e Linjës 3A: Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar se pezullimi i përkohshëm i qarkullimit vjen jo nga dëshira jonë, por si imponim i situatës së krijuar tash e 7 muaj, për arsye se nuk na janë paguar shërbimet tona për të njëjtën periudhë”.
“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale. Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...