Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se as qeveria e ardhshme nuk duhet ta largojë taksën ndaj Serbisë, për sa kohë që nuk pushojnë arsyet.
Madje, Limaj ka deklaruar se Nisma nëse është pjesë e qeverisë së ardhshme do të insistojë që të përdoret masa e reciprocitetit me vendet fqinje.
“Unë e di që pozicioni i Kosovës nuk do të ishte ky që është, sepse është instrument legjitim. Ne do të kërkojmë reciprocitet me fqinjët tanë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Duke folur për objektivat e Nismës në zgjedhjet e parakohshme, Limaj ka thënë se synojnë mbi 10 deputetë dhe këto objektiva, sipas tij, nuk janë arrogante, por janë objektiva reale.
Më tutje, ai ka thënë se nuk do të pranonte të bënte koalicion me PDK-në edhe nëse atij ia ofrojnë postin e kryeministrit.
“Nëse me do populli për kryeministër, ata e dinë partinë time, por nuk bëhem kryeministër me kombinacione”, ka shtuar ai.
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...