Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa është vënë sepse u prek siguria kombëtare.
“Përveç arsyeve ekonomike dhe politike, ekziston edhe një arsye tjetër pse është vënë taksa apo tarifa ndaj Serbisë”, ka thënë Limaj në Pressing.
Ai tha se kjo arsyeja është në përputhje marrëveshjeve të CEFT’as.
“Ekziston një marrëveshje e CEFT’as kur një shtet mendon që është me prek siguria kombëtare. Në emër të kësaj sigurie u vu taksa. Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet”, është shprehur Limaj.
“Taksa hiqet kur të na njeh Serbia”, shtoi Limaj
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë