Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës zëvendëskryeministri Limaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.
Zëvendëskryeministri Limaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të reja para mbledhjes së 27 nëntorit.
“Janë një numër marrëveshjesh konkrete të cilat duhet të fillohet të implementohen dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që marrëveshjet e arritura deri më tani të mos mbeten në letër, por të implementohen në praktikë”, ka thënë Limaj.
Nga ana tij, kryeministri Rama ka thënë se edhe Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Rama janë pajtuar që deri më 10 nëntor të finalizohen një sërë marrëveshjesh, të cilat më pas do të zyrtarizohen në mbledhjen e përbashkët më 27 nëntor.
Kreu i Nismës gjatë kësaj vizite është takuar edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo detyrë i është dhënë zëvendëskryeministri Limaj me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.
Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite