Në Gjykatën Themelore ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Limajt për rastin e Ministrisë së Transportit.
Në seancën e sotme u shqyrtua veçimi i disa provave që më parë kishte kërkuar avokati i Limajt, Karim Khan, gjë që prokurori i rastit, Charles Hardaway, kishte pranuar,veçimin e disa provave.
Në këtë proces Fatmir Limaj po akuzohet për krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Për të njëjtat vepra si Limaj – krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka. Ndërkaq në seancën e 14 marsit do të paraqitet dëshmitari i prokurorisë, Adem Grabovci./rtk
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...