Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, partia të cilën ai e drejton pret të marr 50 deri 55 mijë vota.
Limaj ka folur edhe për kauzën në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe në emër të kësaj kauzë ka zgjedhur edhe slloganin me clirimtarët që është mirëpritur nga qytetarët.
“Sllogani ynë nuk është për një indiid, por për frymën çlirimtare. Fryma clirimtare është e bartur me shekuj nga Skenderbeu e deri sot. Ne duam që fryma çlirimtare të mos largohet asnjëhere nga shpirti ynë dhe kjo frymë duhet të na percjellë”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Kanal 10.
Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj po u kërkon votën vetëranëve me të cilët jo vetëm që nuk ka qenë më ta, por edhe i ka ofenduar në kohërat më të vështira.
Kreu i Nismës ka thënë se zotimi i tij para qytetarëve do të jetë edhe inicimi i ligjit për sanksionimin e atyre që mohojnë gjenocidin serb në Kosovë.
“Ne kemi dalur me këtë kauzë, ky është boshti i angazhimit të deputetëve të Nismës, Ky do të jetë prioriteti ynë. Më mirë vonë se kurrë”, ka shtuar Limaj.
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...