Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas aksidentit në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ai tha se është i tronditur nga kjo ngjarje.
“Jam i tronditur me ngjarjen tragjike të mengjesit të sotëm, ku në Kroaci, një autobus i linjës Gjermani – Kosovë, është aksidentuar, më ç’rast sipas raportimeve, fatkeqësisht ka edhe viktima.Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për udhëtarët që kanë pësuar lëndime në këtë aksident tragjik”, ka shkruar Limaj.
Ai gjithashtu u shpreh se u jemi tejet mirënjohës autoriteteve në Kroaci për angazhimin e menjëhershëm për tu dalë në ndihmë udhëtarëve që po ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...