Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, kanë zhvilluar një takim me të gjitha strukturat e degës së Nismës për Kosovën në Prizren. Ata janë pritur nga Kryetari i degës, Sinan Aliaj. Ky takim, i zhvilluar në Prizren është në vazhdën e takimeve që po bëhen me rastin e njëvjetorit të themelimit të NISMA-s për Kosovën.
Kryetari Limaj ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për NISMA-n në Prizren, ku gjithashtu ka folur për situatën politike në vend, dhe për gjendjen e rënduar ekonomike, sociale, etj.
Kryetari Limaj në këtë takim ka folur edhe rreth protestës që pritet të mbahet me 18 Prill.
“Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht NISMA nuk proteston kundër individëve, NISMA thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin, prandaj motoja e kësaj proteste është “ç’kapja e shtetit”, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve, tha thënë Limaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, në këtë takim tha se dëshiroj që t’ju falënderoj për kontributin e punën tuaj për NISMËN për Kosovën.
Ndërsa, Kryetari i degës së NISMA-s në Prizren, Sinan Aliaj, ka falënderuar udhëheqësit e NISMA-s për Kosovën, për përkushtimin e vazhdueshëm që kanë treguar që nga themelimi i NISMA-s. Aliaj po ashtu tha se sot, pikërisht në këtë ditë, ku NISMA në Prizren bënë plotë një vit që nga themelimi i saj, e që ndihem mjaft krenar me punën dhe angazhimin e çdo qytetari të Prizrenit që ka dhënë maksimumin e tij, që NISMA në Prizren të ngreh zërin ndaj padrejtësive dhe qeverisjes së keqe që është duke ndodhur në komunën e Prizrenit.
Kryetari i degës, Aliaj, tha se së bashku do të punojmë që zëri i NISMA-s në Prizren të jetë sa më i fuqishëm në një të ardhme të afërt./arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...