Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është zgjidhja për krizën politike aktuale në vend, duke theksuar se Kosova ka një nevojë urgjente për institucione funksionale.
Ai theksoi se përgjegjësia për formimin e institucioneve nuk i takon Nismës, por partive që kanë marrë përgjegjësi më të madhe.
Limaj gjithashtu shtoi se vendi po përballet me një situatë të rënduar ekonomike dhe se janë të domosdoshme hapa për të lëvizur ekonominë përpara.
“Momenti është për t’i thirrur përgjegjësisë. Të gjitha palët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, pa institucione. Na duhet një qeveri në punë. Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet. Kosova nuk e ka luksin me mbet kështu. Gjendja ekonomike kurrë më keq nuk ka qenë, duhet të lëvizim edhe në diplomaci”, tha ai.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...