Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka kujtuar shokët e luftës të vrarë 18 vite më parë.
Ai ka thënë se duke besuar fuqishëm në amanetin e tyre, do të punojë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për një të ardhme më të mirë.
“18 vite më parë, në luftime ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së ranë për lirinë e Kosovës bashkëluftatrët e mij: Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha. Sot, kujtoj me pietet fytyrat e tyre të ndritura, atdhedashurinë dhe rënjen e tyre heroike. Gjithsesi duke besuar fuqishëm në amanetin e tyre, unë do të punojë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për një të ardhme më të mirë. Ibrahim, Ejup,Kujtim e Milaim, ju jeni vetë liria e Kosovës. Lavdi e përjetshme. F.L.”ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...