Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies.
Limaj ka shkruar në ‘Facebook’, se Fehmi e Xhevë Ladrovci janë shembulli i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.
“Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i Limajt:
Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin.
Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.
Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza.
Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...