Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm i cili u raportua në media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Limaj tha se në takim kanë shkëmbyer mendimet pas seancës së sotme të kuvendit në ora 14:00.
“Presidentja u interesua për zhvillimet, për shancet dhe mundësitë e zgjidhjes. E njoftuam se fatkeqësisht nuk ka marrëveshje, tash e tre muaj”.
“Gjykata Kushtetuese ka hyrë në veprim me masën e përkohshme, ka pasur kërkesa nga deputetët për të gjetur një zgjidhje juridike të kësaj situate”, tha Limaj.
Tutje, Limaj u shpreh se 30 ditëshi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese, beson se nuk është konsumuar pasi sipas tij, deputetët nuk kanë votuar.
“I thashë presidentes atë që iu kam thënë juve sot se 30 ditëshi nuk është konsumuar. Besojmë që për këto 30 ditë, deputetët nuk kanë pasur rastin të votojnë dhe si e tillë besojmë se nuk është konsumuar pasi ata deputetë nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë detyrën e tyre”.
“Pak a shumë këto kanë qenë bisedat. Presidentja nuk ka kërkuar asgjë, si presidente është interesuar ku jemi, gjasat cilat janë”, tha ai.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...