Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, i cili sot u prezantua si drejtori i ri i Portit të Durrësit, deklaroi se ky port i përket të gjithë shqiptarëve.
“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave”, u shpreh Aliu.
Ai theksoi rëndësinë që ka forcimi i lidhjeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Portit të Durrësit, duke nënvizuar se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta”, tha Aliu.
Në përfundim, ai u ndal edhe te bashkëpunimi mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e përbashkët të kësaj detyre.
“Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...