Ushtruesi i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të mund të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që të vie në seancën e Kuvendit që do të fillojë nga ora 14:00 në interpelancën për Ujmanin, raporton arbresh.info
“Ne kemi shpreh qëndrimin tonë Selamanj është i pa dëshirueshëm në seancë e që lidhet me çështjen të pagjeturve. LDK edhe grupet parlamentare e din ketë gjë sepse e kemi thënë hapur. Kjo gjendje do të vazhdojë deri sa mos te jetë Selamanj në sallë”.
“Selmanaj nuk duhet të jetë në kuvend nuk duhet të jetë dhe nuk mundet. Reagimi ynë në Kuvend është paqësor dhe brenda kushteve që kemi. Kuvendi duhet të vazhdojë punën, Hoti duhet të vij dhe të ballafaqohet rreth Ujmanit dhe mos të fshihet pas Selamajt”.
“Ne ora dy pritet të vazhdoj seancë ku kemi çështje te rëndësishme gjithashtu edhe interpelanca për Ujmanin. Seanca do të vazhdoj pa Selamanj dhe me Avduallah Hotin prezent”, tha ai./arbresh.info/
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...