Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është në fazën përfundimtare të hartimit të një skeme të re mbështetëse për prodhuesit vendorë.
Sipas, Rizvanollit skema synon të ndihmojë bizneset në përballje me sfidat që sjell liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.
Kjo skemë sipas saj po zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Luksemburgase për Zhvillim (LuxDev) dhe do të përfshijë:
• Izolimin e ndërtesave,
• Sisteme solare fotovoltaike për prodhimin e energjisë,
• Sisteme solare termike për ngrohjen e ujit,
• Bateri për ruajtjen e energjisë nga sistemet solare,
• Rregullatorë të fuqisë reaktive, që ulin konsumin dhe rrisin efiçiencën e pajisjeve ekzistuese.
“Kjo do të thotë më pak kosto për energji, më shumë konkurrueshmëri dhe siguri më të madhe për çdo biznes që prodhon në Kosovë”, shkroi Rizvanolli.
Ministrja njoftoi gjithashtu se këto masa, bashkë me të tjera që Qeveria po shqyrton, janë diskutuar në Forumin “Liberalizimi i Tregut të Energjisë Elektrike: Efektet dhe Masat Lehtësuese”, i cili është pjesë e Platformës për Dialogun Publiko-Privat.
Rizvanolli ka theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet një partner i afërt i sektorit privat, si në përballjen me sfidat, ashtu edhe në rritjen e kapaciteteve të tij./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...