“Asociacioni i komunave me shumicë serbe” tash e 9 vjet është bërë sinonim i legalizimit të një autonomie politike të pakicës serbe brenda shtetit të Kosovës.
Bartësit e institucioneve të shtetit të Kosovës kanë hezituar dhe hezitojnë ta jetësojnë atë. Madje edhe qeveritë që e kanë nënshkruar marrëveshjen për “Asociacionin…”, kanë hezituar ta jetësojnë. Ndërsa qeveria e tanishme e ka demonstruar edhe forcërisht qëndrimin kundër jetësimit të këtij asociacioni.
Në mënyrë që shteti i Kosovës ta përpijë më lehtë jetësimin e këtij asociacioni, disa segmente të politikës sonë, e sidomos miqtë ndërkombëtarë, thonë se asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive. Këtë të fundit nuk e përmendin qartë miqtë ndërkombëtarë.
Mirëpo, sado që do të ishte në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës një asociacion i komunave me shumicë serbe – dhe sado pak kompetenca të kishte – një asociacion i tillë do ta bënte shtetin e Kosovës edhe më pak funksional sesa është tani.
Që të jemi më të saktë: Republika e Kosovës, – me të drejtën e pakicave për votim të dyfishtë, të sanksionuar në Kushtetutë, në njërën anë; dhe me pushtetin ilegal nëpër komuna me shumicë serbe, në anën tjetër, – tashmë është e bosnjëzuar. Një asociacion i komunave me shumicë serbe, me çfarëdo kompetencash, vetëm se do ta legalizonte tërësisht dhe përfundimisht bosnjëzimin e shtetit të Kosovës. /arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...