Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut.
Kurti përmes kësaj letre e ftoi Abdixhikun, për konsultime para konstituimit të Kuvendit e cila do të mbahet më 15 prill.
” Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.
Pikërisht rreth kësaj letre, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, foli numri dy i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri deklaroi se ky veprim i Kurtit është veprim politik.
“Për shumëkënd befasues pas asaj deklarate, por jo për mua dhe LDK-në. Ka pasur situata edhe më të vështira karshi LDK-së dhe liderëve të LDK-së, por LDK-ja gjithmonë ka rezonuar politikisht edhe ka vepruar politikisht”, deklaroi Haziri.
Letra e Kurtit ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin, pasi ky i fundit i kishte quajtur “Hajvana” partitë opozitare, mbrëmjen kur Lëvizja Vetëvendosje e shpalli fitoren.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai