Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgimin e tre personave të dyshuar se kanë lëshuar në qarkullim një shumë prej 1900 dollarë të falsifikuar një këmbimore në Malishevë, do të mbesin në paraburgim.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj tre të pandehurve, L.Q., H.L., dhe H. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruan arbresh.info.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se me 20 tetor 2021, në Malishevë, në një këmbimore, tre të pandehurit L.Q., H.L., dhe H. Sh., duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, të njëjtat i vënë në qarkullim në shumën totale prej 1900 dollarë.
“I dëmtuari R.B, kishte dyshuar në falsifikimin e parave, duke lajmëruar rastin në polici. Raporti i ekspertimit, i datës 05 nëntor 2021, ka rezultuar që paratë të jenë falsifikim i plotë, dhe pas veprimeve operative nga ana e policisë, është arritur të bëhet identifikimi i të dyshuarve”, thotë prokuroria në njoftimin e saj.
Të pandehurit, me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 10 nëntor 2021./arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...