Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “UÇK”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira