Leme Xhema merr përkrahje të madhe nga Presidenti Nishani për zhvillimin e komunës së Medvegjës

22:04 | 7 Mars 2017

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka zhvilluar një vizitë një ditore në  Luginen e Preshevës. Ai u takua me përfaqësuesit e tri komunave, Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc.

Presidenti Nishani u dha një përkrahje banorëve të këtyre tri komunave dhe gjithë shtetit shqiptar.

Ai ka thënë se Shqipëria do të marr një rol më aktiv në biseda me Serbinë që shqiptarët të kenë të drejtat e tyre në suaza të ligjeve evropiane.

Një takim të veçantë Presidenti pati me përfaqësuesit e Medvegjës ku tha se në të ardhmen do të jenë punët konkrete rreth arsimit, librave, ruajtjes së jetës kulturore dhe historisë së lashtë të shqiptarëve.

Nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema në emër të Medvegjasve iu falënderua Presidentit Nishani për përkrahjen duke thënë se Medvegja është një vend i vogël por që ka dhënë shumë si akademikun Idriz Ajeti, gjeneralin Veli Dedi, Xhim Xhemin shqiptarin i cili në Amerikë punon për çështjen e e shqipëtarëve. Ai po ashtu Presidentit Nishani ua përcolli prshëndetjet e ngrohta të Medvegjasve kudo që janë si ata në diasporë dhe atyre që gjenden në Kosovë.

Presidenti Bujar Nishani dhe një përkrahje të fuqishme morale dhe inkurajuese që Lugina e Preshevës ka me një zhvillim të shpejt rrugën e ka në Evropë.

Përfaqësues të këtyre komunave së shpejti do të vizitojnë Shqipërinë ku do të bëhen plane konkrete rreth bashkëpunimit.

Nishani vizitoi shkollën fillore në Tërnovc dhe Preshevë./Arbresh.info

17142212_10208990180053473_700024767_o 17148779_10208989603919070_525948875_o 17175956_10208990178493434_1038679412_o 17176038_10208990183093549_794550669_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara