Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mohuar zërat për anulimin e tenderit të rrugës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.
Ai ka thënë se Qeveria është e vendosur që projekti të ndodhë.
“Mund të konfirmoj se nuk është aspak i saktë dhe për më tepër është i ngarkuar nga tensioni i fushatës elektorale”, ka thënë Lekaj nëpërmjet një reagimi.
“Ministria e Infrastrukturës ashtu si e tërë qeveria dhe kryeministri i saj, Ramush Haradinaj janë të interesuar që ky projekt të ndodhë dhe posa të përfundojnë procedurat që nuk janë më të Ministrisë por të organeve tjera, ne do të veprojmë konform ligjit dhe sipas nevojave të qytetarëve, në këtë rast të Anamoraves”, thuhet në reagim.
“Pra duke ju thënë qytetarëve të Gjilanit dhe të tjerëve për rreth, që të mos shqetësohen nga sa lexojnë e dëgjojnë agjenda elektorale, ne zotohem se ky projekt do të materializohet me fillim nga viti i ardhshëm”, ka thënë Lekaj.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...