Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanovic. Fillimisht ministri Lekaj dhe kryetari Ivanovic e uruan njëri tjetrin për zgjedhjen në postet përkatëse, ndërkohë që ministri Lekaj tha se të gjithë kryetarët e komunave do të jenë të trajtuar si të barabartë, pa marrë parasysh se cilit komunitet, apo regjion i takojnë ata.
“Fillimisht dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj edhe për një mandat në krye të Komunës së Novobërdës dhe më lejoni që të shpreh përkushtimin tonë si Ministri e Infrastrukturës që edhe në vitin në vijim t’ju përkrahim me aq sa na lejon buxheti dhe mundësitë, por për një gjë të jeni të sigurt se çdo projekt që e fillojmë edhe do ta përfundojmë”, tha ministri Lekaj.
Ndërkaq, kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanovic, e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe e ka informuar atë rreth projekteve që kanë si komunë dhe ka kërkuar përkrahjen e ministrit në realizimin e projekteve kapitale që ka kjo komunë.
“Zoti Ministër fillimisht më lejoni që t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe faleminderit për pritjen. Ne si komunë e decentralizuar kemi disa projekte që do të na nevojitet ndihma e ministrisë për t’i realizuar. Ndër projektet tona që ka rëndësi për qytetarët është edhe transporti humanitar, pra vazhdimi i këtij projekti dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale”, tha Ivanovic.
Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ivanovic se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe se do të jenë gjithmonë të mirëseardhur, sepse vetëm kështu, nëpërmjet bashkëpunimit mund t’ju shërbehet më së miri qytetarëve të vend.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme