Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka shprehur keqardhje për dëmet në pasuritë e qytetarëve nga erërat e forta të natë së djeshme, shkruan arbresh.info.
Ai në profilin e tij në facebook, ka shkruar se përveç se në Bogë të Rugovës që ka patur erodime të gurëve dhe që është ndërhyrë me shpëjtësi dhe është pastruar, në të gjitha zonat tjera sa i përket kalueshmërisë së rrugëve që i mbikëqyr ministria janë të kalueshme dhe nuk ka bllokada.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Erërat e forta të natës së djeshme kanë bërë dëme në pasuritë e qytetarëve (për çka na vjen keq), ndërsa rrugët janë të kalueshme.
Përveç në Boge të Rugovës (që ka patur erodime të gurëve dhe që është ndërhyrë me shpejtësi dhe është pastruar) në gjithë zonat tjera sa i përket kalueshmerise se rrugëve që i mbikqyrim ne si Ministri e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe nuk ka bllokada. Gjithsesi kjo nuk nënkupton që ne si Ministri e Infrastrukturës të mos jemi në gjendje gadishmërie, kompanitë e kontraktuara, menaxherët rajonal por edhe i gjithë kabineti im janë në gadishmëri të plotë për t’i bërë ballë çdo situatë e cila mund të mos jetë e zakonshme. Të gatshëm e në pritje edhe për të reshurat e paralajmëruar të borës”, ka shkruar ai.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...