Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se pjesë e saj është bërë ish-basketbollisti kosovar, Ferit Zekolli.
“Lëvizjes Vetëvendosje sot iu bashkua edhe një figurë e shquar e sportit kosovar, Ferit Zekolli. Basketbollisti më i njohur shqiptar i të gjitha kohërave nga tash do ta fuqizojë edhe më shumë Alternativën e Lëvizjes në pjesën e sportit, me përvojën që ka në fushën përkatëse”, thuhet në konfirmimin e VV-së.
“Në takimin me kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurtin, si dhe kandidatët për deputetë Xhelal Sveçla dhe Nexhat Kryeziu, Zekolli theksoi do të jep kontribut maksimal për ndryshimin e domosdoshëm që duhet të ndodh në Kosovës. E ky ndryshim, bëhet vetëm përmes angazhimit konkret – vetëm përmes Vetëvendosjes”, thuhet më tutje.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë