Në marrëveshjen e nënshkruar sot nga LDK dhe AAK për qeverisje të përbashkët, në pikën e 11-të, thuhet se këto dy parti nuk do të përkrahin mocionet për rrëzimin e qeverisë.
Kjo marrëveshje e siguruar nga portali arbresh.info është nënshkruar sot nga kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Pika e 11 thotë se “LDK dhe AAK nuk do të përkrahin mocionet e mosbesimit të iniciuara nga palët e tjera në Parlament”.
Portali arbresh.info mëson se kjo pikë është përfshirë edhe në marrëveshjet me partitë tjera që do jenë në qeverinë e re./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron