Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, ka thënë se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.
Nga kjo parti opozitare janë zotuar se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete.
“Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe, nga tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.
Komisioni hetimor po kërkohet të formohet për çështjet energjetike, saktësisht për krizën energjetike, çështjet e tarifës dhe punësimet në KEK./arbresh.info/
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi