Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas caktimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ai theksoi se LDK ka pasur plane për një Qeveri të Unitetit që do të trajtonte çështjet bazike dhe institucionale të vendit, por këto plane janë hudhur poshtë.
“Ne kemi pasur plane shumë më herët për një Qeveri të Unitetit, të përkohshme, që do të kalonte çështjet bazike, institucionale të Republikës së Kosovës. Edhe çështjen e buxhetit edhe çështjen e planit të rritjes edhe çështjet e krizave të vazhdueshme institucionale”, njofton LDK, përmes një postimi në Facebook.
Abdixhiku tha se ky plan është hudhur poshtë. Prandaj kundërshtimi ynë nuk është për emër, është përmbajtësor.
“(Vendimi i sotshëm i LVV-së) është vetëm veprim politik, propagandues dhe blerje kohe pa asnjë efekt politik në Republikën e Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...