Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur rreth asaj se me cilat parti politike do të kenë koalicion pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Është e vështirë të flasim tash për këtë çështje, koalicionet do të përcaktohen nga besimi i qytetarëve për partitë që garojnë në zgjedhje”.
“Nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik, besoj se nuk është e shëndetshme politikisht që të themi se kemi vija të kuqe me ndonjë parti politike, nuk është pragmatike nuk lejon funksionim normal vendosja e vijave të kuqe”.
“Nuk mund të flas për asnjë preferencë, angazhimi jonë është maksimal duke u thirrur në rezultatet e Qeverisë tonë. Për të publikuar së shpejti një program që u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës”.
“Ne e kemi një gjë të qartë të dalim të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të ulemi më pas për të ndërtuar koalicionin për formimin e Qeverisë, një gjë është e qartë se duhet një koalicion bukur i gjerë për të zgjedhur presidentin”, ka thënë Hoti në Klan.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova