Lidhja Demokratike e Kosovës po synon që te udhëheqë me kandidatin e saj për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakollin.
Në tubimin elektoral në këtë qytet, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ftoi përkrahësit e Lidhjes që ta mbështesin Plakollin për të parin e Mitrovicës.
Sipas tij, programin qeverisës te cilin LDK e ka për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk e ka asnjë parti tjetër.
“Ky qytet meriton shumë më shumë, meriton zhvillim siguri dhe dinjitet. Në krye të kësaj gare ne kemi kandidatin tonë, njeri që i njeh problemet dhe hallet … ai është Gëzim Plakolli”, tha Abdixhiku.
Ai tha se Mitrovica ka nevojë për punë e dinjitet, dhe sipas tij kjo mund të bëhet me udhëheqjen e LDK-së.
“Fëmijët e këtij qyteti nuk duhet të dallojë nga ata nga të kryeqytetit. Ne do të sjellim mbështetje për mësuesit, për prindërit”, shtoi Abdixhiku.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakolli, tha se rrugëtimi që ka nisur nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm. Ai theksoi se plani i tij qeverisës parasheh projekte konkrete që garantojnë mirëqenie në të gjitha dimensionet për qytetarët, duke filluar nga ndërtimi i shkollave dhe kopshteve të reja.
Plakolli, po ashtu, theksoi se Stan Tërgu, Lagjja e Minatorëve do të rinovohet e ndërtohen me infrastrukturë moderne, përmendi ndërtimi e parkingjeve të reja e projekte të tjera që, sipas tij, janë të realizueshme lehtë, nëse ka vullnet.
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...