Një marrëveshje e mundshme e kryeministrit Ramush Haradinaj me Listën Serbe për demarkacionin, mund të lëkundë votën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë çështje.
Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi kërkon transparencë rreth marrëveshjes me deputetët serbë.
Sipas saj, Lista Serbe pa kërkuar diçka nuk e voton demarkacionin.
“Në qoftë se bisedimet me Listën Serbe dhe marrëveshjet në mes të kryeministrit me Listën Serbe janë transparente. Jemi kureshtar me ditë se çka është fol dhe me çka e mashtroi Ramush Listën Serbe. Ne si LDK do ta përkrahim por jo ma qenë transparente bisedimet mes Haradinajt dhe Listës Serbe’, tha ajo për Tribuna Channel.
Ajo u shpreh skeptike rreth asaj se a i ka siguruar qeveria votat demarkacionin apo jo.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mohuar se Lista Serbe ka kërkuar diçka në këmbim të demarkacionit.
“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë”, është shprehur Limaj për televizionin publik të Kosovës./Tribuna Channel/
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...