LDK mbledh nënshkrime të deputetëve kundër daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike

11:01 | 9 Maj 2025
L G

Lidhja Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, kundër vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025.

Këtë iniciativë e ka ndërmarr deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, e cila siç shihet ka kërkuar nënshkrimet e deputetëve për të ja dërguar Zyrës së Rregullatorit për Energji, për t’i kërkuar të anulohet vendimi për largimin e rreth 1300 kompanive nga Tregu i Rregulluar i Energjisë Elektrike./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Lidhja e Bizneseve të Kosovës letër ZRrE-së: Dalja e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike do sjell falimentimin e bizneseve private

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë